Mërkurë 13 Maj 2026 10:25
Mërkurë, 13 Maj 2026, 10:25
FOTO: Agjencia "Dogana"
Madhësia e shkronjave
Doganierët zbuluan në xhaketën e një shtetasi turk mbi 1,3 kilogram ar kontrabandë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”. Sipas informacionit të Prokurorisë së Apelit në Plovdiv, i pandehuri është 44 vjeç dhe punon si shofer kamioni. Kamioni udhëtonte nga Lituania, përmes Bullgarisë dhe Turqisë, drejt Jordanisë. Në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, shoferi paraqiti dokumente të rregullta për ngarkesën e transportuar – pjesë automobilistike të përdorura – por dukej i shqetësuar, gjë që ngjalli dyshime te punonjësi kontrollues. Gjatë kontrollit personal, në të dy xhepat e xhaketës së tij u gjetën paketa të vogla me sende prej metali të verdhë. Në njërin grup u zbuluan tre derdhje dhe një byzylyk me peshë totale 1 071,60 gram, ndërsa në tjetrin dy shufra dhe tetë monedha me peshë 264,75 gram. Ekspertiza tregoi se bëhej fjalë për ar me përbërje dhe karatë të ndryshme, me peshë totale 1 336,35 gram dhe vlerë 113 066 euro.
Ndaj shtetasit turk është vendosur masë sigurie dhe ndalim për të dalë nga Bullgaria pa leje të Prokurorisë së Qarkut në Haskovo. Po ashtu, i është marrë përkohësisht dokumenti i udhëtimit jashtë vendit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova