Mërkurë 13 Maj 2026 11:38
Mërkurë, 13 Maj 2026, 11:38
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë mbledhjes së parë të rregullt të qeverisë, kryeministri Rumen Radev theksoi se gjendja kritike në disa sektorë dhe ulja e fuqisë blerëse të qytetarëve kërkojnë prioritete të qarta dhe masa të menjëhershme e të përshtatshme. Hapi i parë në këtë drejtim janë projektligjet e paraqitura nga “Bulgaria Progresive” për përballimin e rritjes së çmimeve dhe kontrollin e tyre. Puna e mirëfilltë sapo ka filluar për përcaktimin e masave konkrete që, sipas kryeministrit, duhet njëkohësisht të përmirësojnë transparencën në formimin e çmimeve dhe të kufizojnë konkurrencën e paligjshme. Ky qasje gjithëpërfshirëse duhet të mbrojë prodhuesin bullgar, të forcojë bazën kombëtare tregtare, të shkurtojë zinxhirët e furnizimit, të mbrojë cilësinë dhe origjinën e ushqimeve, si dhe të rrisë qëndrueshmërinë ndaj goditjeve të jashtme.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova