LAJME

Artikull

Është hequr mbrojtja shtetërore e Bojko Borisovit dhe Deljan Peevskit

Mërkurë, 13 Maj 2026, 14:13

Ivan Demerxhiev

Ivan Demerxhiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shërbimi Kombëtar i Sigurisë nuk do të vazhdojë më të ruajë liderin e DPS‑së Deljan Peevski dhe liderin e GERB‑it Bojko Borisov. Këtë e njoftoi Ministri i Brendshëm Ivan Demerxhiev. Ai shpjegoi se heqja e mbrojtjes “është rezultat i analizës së informacionit përkatës të ardhur nga institucionet kompetente. Nuk është akt politik dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë”.

“Së bashku kanë mjaftueshëm burime. Nëse e konsiderojnë veten të rrezikuar, le të sigurojnë mbrojtje vetë. Mbrojtja me fonde shtetërore, që ka vazhduar për dhjetëra vite, përfundon duke filluar nga sot”, theksoi Ministri i Brendshëm. 

“Kjo duket si një vendim emocional, mos e dhëntë Zoti, politik, por në asnjë mënyrë institucional”, komentoi nënkryetari i GERB‑it Tomisllav Donçev. “Këtu nuk bëhet fjalë për liderin Bojko Borisov, por për një ish‑kryeministër dhe ish‑sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme me ‘probleme tradicionale me krimin e organizuar’”, tha ai. Sipas tij, në Bullgari ka një problem historik me jetën dhe sigurinë e ish‑kryeministrave.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva