Artikull
GERB:
Bullgaria ka tre marrëveshje për ndërtimin e qendrave të të dhënave
Mërkurë 13 Maj 2026 15:24
Mërkurë, 13 Maj 2026, 15:24
Tomisllav Donçev
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Ka tre marrëveshje të
dakorduara për ndërtimin e qendrave të të dhënave në territorin e Bullgarisë.
Këtë e njoftoi mbrëmë Tomisllav Donçev nga “GERB‑SDS” në forumin “AI në
Bullgari: Nga rregullimi drejt aplikimeve reale dhe ndikimit” në Sofje, njofton
BTA.
Ngjarja u organizua nga fondacioni
“Konrad Adenauer” në Bullgari dhe Shoqata Bullgare e Sipërmarrësve (BESCO) në
partneritet me Institutin për Politikë Ekonomike dhe Dhomën
Industriale‑Tregtare Gjermano‑Bullgare.
Një nga memorandumet është
me kompaninë gjermane “Schwarz Digits”, njoftoi Donçev, pa përmendur emrat e
kompanive të tjera, duke sqaruar vetëm se bëhet fjalë për një kompani të dytë
të madhe gjermane dhe një kompani shumë të madhe amerikane.
Sipas tij, dy nga tre projektet janë realiste për t’u zbatuar, pasi “jo të gjithë janë konkurrues”. Donçev shtoi se ekziston një lidhje e mundshme midis projektit për centralin bërthamor “Belene” dhe qendrave të ardhshme të të dhënave për shkak të sasisë së madhe të energjisë elektrike që konsumojnë këto objekte.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva