Artikull
Ish‑korrespondent i BNR është prefekti i ri i qarkut Lloveç
Mërkurë 13 Maj 2026 16:57
Mërkurë, 13 Maj 2026, 16:57
Pllamen Hristov
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave
emëroi 28 prefektë të rinj, duke liruar nga detyra të gjithë ata që e mbanin
postin deri tani. Në qarkun Lloveç, si prefekt është emëruar ish‑korrespondenti
i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Pllamen Hristov.
Ai ka 30 vite përvojë
profesionale në fushën e mediave dhe 14 vitet e fundit ka punuar si
korrespondent i BNR‑së në Lloveç, raportoi korrespondentja jonë Llatinka
Svetozarova. Pyetjes së Svetozarovës për hapat e tij të parë në detyrën e re, Pllamen
Hristov tha:
“Nuk ka probleme të parëndësishme. Të gjitha janë të rëndësishme për njerëzit e caktuar. Unë do të vazhdoj të jem po aq këmbëngulës për zgjidhjen e problemeve, ashtu siç kam qenë si gazetar, por ndoshta gjëja më e rëndësishme që duhet të përfundojmë me sukses është riparimi i godinës 12‑katëshe të Administratës së Qarkut. Nuk do të ndryshoj as qëndrimin tim ndaj njerëzve, as ndaj politikanëve. Do të jem kritik. Kjo ka qenë kauza ime sa kohë punova si gazetar, veçanërisht në Radion Kombëtare Bullgare. Prioritet kanë qenë njerëzit, problemet shoqërore, prandaj kjo do të jetë në vend të parë.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella
Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva