Enjte 14 Maj 2026 04:00
Enjte, 14 Maj 2026, 04:00
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev
njoftoi se sot thërret në Këshillin e Ministrave një takim të zgjeruar me
ministrat përkatës, organet rregullatore dhe kontrolluese mbi temën e frenimit
të inflacionit galopant. Në takim janë ftuar edhe përfaqësues të sindikatave
dhe organizatave të sektorëve të bujqësisë dhe ushqimit.
“Gjendja kritike e një sërë sektorësh dhe vazhdimi i uljes së fuqisë blerëse të qytetarëve kërkon prioritete të qarta dhe veprime të menjëhershme e adekuate”, tha kryeministri dje në mbledhjen e parë të rregullt të qeverisë. Sipas tij, nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse që të mbrojë prodhuesin bullgar, të çojë drejt zinxhirëve më të shkurtër të furnizimit, të garantojë cilësinë e ushqimeve dhe të ndihmojë qëndrueshmërinë ndaj goditjeve të jashtme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva