Enjte 14 Maj 2026 08:58
Enjte, 14 Maj 2026, 08:58
FOTO: BТА
Madhësia e shkronjave
Kalimi nëpër pikat kufitare me shtetet fqinje po zhvillohet normalisht. Këtë e tregon informacioni i publikuar këtë mëngjes rreth orës 06:00 nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në të gjitha pikat kufitare në kufirin me Turqinë trafiku është normal, ashtu si edhe në të gjitha pikat kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Serbinë.
Nëpër pikat kufitare me Greqinë – “Rudozem”, “Zllatograd”, “Makaza” dhe “Ivajllovgrad” – kalojnë automjete të lehta dhe furgonë deri në 3.5 tonë. Nëpër “Kulata”, “Ilinden” dhe “Kapitan Petko Vojvoda” kalojnë automjete të lehta, autobusë dhe mjete të rënda transporti.
Në kufirin me Rumaninë qarkullimi është normal në të gjitha pikat kufitare. Vazhdon puna për riparimin në pjesën bullgare të urës në pikën kufitare Ruse–Gjurgjevo. Qarkullimi po rregullohet.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova