Enjte 14 Maj 2026 15:30
Enjte, 14 Maj 2026, 15:30
Georgi Mërkov
FOTO: Ministria e Rinisë dhe Sportit/Facebook
Madhësia e shkronjave
Georgi Mërkov fitoi titullin europian në kategorinë deri në 60 kg në Kampionatin Europian të Mundjes për kadetë në Samokov. Në finalen ai mundi Cristiano Leibzeit nga Gjermania. Përballja përfundoi 1:1, por bullgari triumfoi sepse ai shënoi pikën e parë, njoftoi Ministria e Rinisë dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.
Me këtë sukses, 52 vjet pas triumfit olimpik të Georgi Mërkov në Munih në vitin 1972, tani në majën e një kampionati të madh ngjitet nipi i tij, që mban të njëjtin emër.
Në rrugën drejt titullit, talenti ynë i ri mundi Samvell Tonojan (Armeni) me 6:4, më pas fitoi me epërsi teknike ndaj rusit Mihail Stepanov brenda 43 sekondave të pjesës së dytë. Në gjysmëfinale Mërkov triumfoi kundër Artjom Zhellobkov (Ukrainë) me rezultatin bindës 8:0.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva