LAJME

Artikull

Kryeministri: Rënia e fuqisë blerëse po kthehet në sfidë

Enjte, 14 Maj 2026, 18:01

Kryeministri: Rënia e fuqisë blerëse po kthehet në sfidë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev deklaroi se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rënia e fuqisë blerëse të bullgarëve po shndërrohen në një sfidë të vërtetë dhe kërkojnë masa të përshtatshme dhe të menjëhershme. Në një takim në Këshillin e Ministrave me ministra, rregullatorë, sindikata, punëdhënës dhe organizata të sektorit, ai theksoi se shteti nuk do të përcaktojë çmime, por është i detyruar të garantojë rregulla të qarta dhe kontroll kundër praktikave të padrejta tregtare dhe në mbrojtje të prodhuesve dhe konsumatorëve bullgarë. 

Radev theksoi se në parlament tashmë janë depozituar projektligje sipas modeleve europiane për mbrojtjen e konkurrencës dhe luftën kundër praktikave të padrejta tregtare. Sipas tij, të dhënat shqetësuese për uljen e prodhimit të qumështit, mishit, frutave dhe perimeve vënë në rrezik sigurinë ushqimore të vendit. Kryeministri nënvizoi se nevojiten masa për mbështetjen e prodhimit vendas, zinxhirëve të shkurtër të furnizimit dhe kontrollit të cilësisë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva