LAJME

Artikull

Tre ditë me muzikë dhe valle në “Tubimi Popullor Plovdiv”

Premte, 15 Maj 2026, 06:05

Tre ditë me muzikë dhe valle në “Tubimi Popullor Plovdiv”

FOTO: Facebook/narodensaborplovdiv

Madhësia e shkronjave

Nga 15 deri më 17 maj, parku “Lauta” në qytetin e dytë më të madh të Bullgarisë – Plovdiv (Bullgaria Jugore), pret një nga festivalet më të mëdha folklorike në vend. “Naroden Sëbor Plovdiv” (“Tubimi Popullor Plovdiv”) kthehet me tre ditë të mbushura me muzikë, valle dhe tradita. Mbi 4500 interpretues nga e gjithë Bullgaria do të prezantojnë pasurinë dhe bukurinë e folklorit bullgar, njofton Komuna e Plovdivit.

FOTO: Facebook/narodensaborplovdiv

Në programin e aktivitetit me hyrje të lirë këtë vit do të marrin pjesë Zdravko Mandaxhiev, Iva dhe Velisava Kostadinova, ansambli “Trakia”, Pepi Hristozova, Svetlla Dukateva, ansambli "Pëldin" dhe qindra grupe të tjera, klube vallëzimi, formacione të gajdexhinjve, shkolla dhe qendra kulturore.

Të ashtuquajtura “horoteka” tradicionale të mëdha në natyrë (nga fjala bullgare horo – valle)  sërish do të mbledhin mijëra mjeshtër dhe dashamirës të valleve popullore deri vonë në mbrëmje. Të premten programi nis në orën 17:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën – nga ora 10:00.

FOTO: Facebook/narodensaborplovdiv

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva