Artikull
Tre ministra u përgjigjen pyetjeve aktuale në parlament
Premte 15 Maj 2026 09:05
Premte, 15 Maj 2026, 09:05
FOTO: BTA, "Bullgaria Progresive"
Madhësia e shkronjave
Sot, 15 maj, zhvillohet seanca e parë e kontrollit parlamentar për qeverinë e “Bullgarisë Progresive”. Pas miratimit të Ligjit për Investimet, tre ministra do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Ata janë ministri i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev, ministri i zhvillimit rajonal dhe infrastrukturës Ivan Shishkov dhe ministrja e mjedisit dhe ujërave Rosica Karamfillova. Ndër çështjet më të rëndësishme është gjendja e rrugës kryesore mes pushimores Pamporovo dhe qytetit Smoljan, si dhe vënia e saj e pritshme në përdorim. Ministri Shishkov do t’u përgjigjet gjithashtu pyetjeve lidhur me modernizimin e rrugës Vidin–Botevgrad dhe riparimet e rrugëve shtetërore në rajonin e Vidinit. Ministrja Karamfilova do t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen me veprimtarinë e ndërmarrjes “Kronoshpan Bullgaria” në Veliko Tërnovo dhe projektin për ndërtimin e një centrali diellor në zonën e mbrojtur “Pëstrina”, pranë Montanës.
Përpara kësaj, parlamenti do të zhvillojë votimin e parë të Ligjit për Nxitjen e Investimeve. Ndryshimet kanë kryesisht karakter teknik dhe administrativ dhe prekin Ligjin për Ofrimin e Shërbimeve Financiare në Distancë, Ligjin për Pajisjet Mjekësore dhe Ligjin për Kreditë Konsumatore.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova