Premte 15 Maj 2026 09:42
Premte, 15 Maj 2026, 09:42
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në Pikën Kufitare “Kapitan Andreevo”, në dalje për automjetet e mallrave, është intensiv. Në faqen e saj zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare” njofton se kalimi nëpër pikat e tjera kufitare të vendit zhvillohet normalisht. Informacioni është për orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Në të gjitha pikat kufitare me Greqinë qarkullimi është normal, por në kufirin pranë Promahonit priten protesta të fermerëve. Nëpër pikat kufitare “Rudozem”, “Zllatograd”, “Makaza” dhe “Ivajllovgrad” lejohen të kalojnë vetura dhe minibusë deri në 3.5 tonë. Nëpër pikat kufitare “Kullata”, “Ilinden” dhe “Kapitan Petko Vojvoda” kalojnë vetura, autobusë dhe automjete të mallrave. Në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Serbinë, qarkullimi në pikat kufitare është normal. Në kufirin me Rumaninë, të gjitha pikat kufitare funksionojnë normalisht. Në Pikën Kufitare Ruse–Gjurgjevo po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës dhe qarkullimi po rregullohet.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova