Artikull
U zgjat afati për propozime për Ligjin për Pushtetin Gjyqësor
Premte 15 Maj 2026 11:07
Premte, 15 Maj 2026, 11:07
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deputetët zgjatën me edhe dy javë afatin për dorëzimin e propozimeve për ndryshime në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor, njoftoi reporterija e Radios Kombëtare Bullgare, Maria Fileva. Kryetarja e komisionit të përkohshëm juridik, profesoresha Janka Tjanova nga “Bullgaria Progresive”, e arsyetoi zgjatjen e afatit me përgatitjen e qëndrimeve nga Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Gjykata e Lartë Administrative. Deputetët nga “Bullgaria Demokratike”, “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Vëzrazhdane” u shprehën kundër kësaj kërkese, ndërsa grupi parlamentar i GERB nuk mori pjesë në votim.
Parlamentarët zgjatën gjithashtu me një javë afatet për dorëzimin e propozimeve me shkrim për dy projektligje të miratuara në lexim të parë këtë javë – për mbrojtjen e konkurrencës dhe për mbrojtjen e konsumatorëve. Konstandin Prodanov nga “Bullgaria Progresive” sqaroi se një kërkesë e tillë ishte bërë gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin.
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Mihaela Docova, njoftoi nga foltorja parlamentare se në administratën e parlamentit ka mbërritur një vendim i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin shpallet jokushtetues vendimi për marrjen e masave kundër rritjes së çmimeve të naftës së papërpunuar dhe gazit natyror, i miratuar nga Kuvendi më 13 mars.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova