Artikull
Ndër prioritetet e Ministrisë së Brendshme është lufta kundër korrupsionit
Premte 15 Maj 2026 13:38
Premte, 15 Maj 2026, 13:38
Ivan Demerxhiev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Lufta kundër korrupsionit do të jetë një nga drejtimet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kështu deklaroi ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, para gazetarëve në Parlament, njofton BGNES. Ministri theksoi se do të vizitojë çdo drejtori rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme përpara se të bëjë ndryshime në personel. Lidhur me heqjen e mbrojtjes nga Shërbimi Kombëtar i Ruajtjes për liderin e GERB-it, Bojko Borisov, dhe liderin e DPS-së, Deljan Peevski, Demerxhiev deklaroi se kushtet për përfitimin e mbrojtjes shtetërore do të jenë të njëjta për të gjithë. Në këtë kuadër, ministri i punëve të brendshme kërkoi nga strukturat e ministrisë një raport të detajuar për të gjithë personat që janë nën mbrojtje, në mënyrë që aty ku konstatohen mospërputhje, të ndërmerren masat përkatëse. Sipas Demerxhievit, duhet të përcaktohet qartë sa persona ka mundësi të mbrojë Shërbimi Kombëtar i Ruajtjes dhe, mbi këtë bazë, të vendoset se cili do të jetë rrethi i personave që do të përfitojnë nga kjo mbrojtje.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova