LAJME

Artikull

Ivan Vasilev: Bullgaria po forcohet si një qendër rajonale për AI

Premte, 15 Maj 2026, 14:49

Ivan Vasilev: Bullgaria po forcohet si një qendër rajonale për AI

FOTO: mig.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po forcohet si një qendër rajonale për inteligjencën artificiale (AI) dhe për llogaritje me performancë të lartë. Në fushën e teknologjive strategjike, vendi ynë tashmë ecën krah për krah me qendrat kryesore evropiane. Këtë e deklaroi ministri i inovacionit dhe transformimit digjital, Ivan Vasilev, në hapjen e Takimit të Tretë të Akademive të Shkencave në rajonin e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Tema e forumit në Sofje është “Inteligjenca artificiale si katalizator për bashkëpunimin shkencor në rajonin e Detit të Zi”.

Vasilev theksoi rolin e instituteve bullgare INSAIT dhe GATE, të cilat janë kyçe për transformimin digjital. U nënvizua gjithashtu roli i Sofia Tech Park si shtëpia e superkompjuterit Discoverer dhe e fabrikës së ardhshme të AI-së BRAIN++, përmes të cilave vendi ynë do të jetë një krijues aktiv i gjeneratës së ardhshme të teknologjive, e jo thjesht një përdorues i tyre.

Ngjarja është organizuar nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Në të marrin pjesë shkencëtarë nga akademitë e shkencave të Rumanisë, Moldavisë, Shqipërisë, Armenisë, Serbisë, Ukrainës, Turqisë dhe Azerbajxhanit, si dhe anëtarë të trupit diplomatik, njoftoi BTA.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva