LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Shqipëria diskutuan partneritete të reja akademike

Premte, 15 Maj 2026, 15:08

Bullgaria dhe Shqipëria diskutuan partneritete të reja akademike

FOTO: unwe.bg

Madhësia e shkronjave

Rektori i Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNSS), Prof. Dr. Dimitër Dimitrov u takua me Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Sh. e Saj Inid Milo. Në takim mori pjesë edhe Prof. Dr. Svetosllav Spasov, drejtor i Qendrës për Mbështetjen e Sigurisë Bërthamore dhe i Institutit për Rritjen e Kapaciteteve Kërkimore në fushën e industrisë dhe sigurisë bërthamore, si dhe pedagog në katedrën “Siguri Kombëtare dhe Rajonale” në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore.

U diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet universitetit bullgar dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, në veçanti me Universitetin e Tiranës, Universitetin e Durrësit dhe Universitetin Mesdhetar të Tiranës.

Nga UNSS u prezantua programi master për sigurinë bërthamore, i cili zbatohet që nga viti 2015 dhe ka përgatitur mbi 80 specialistë. U theksua se Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ofron bursa për studentë nga vende jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva