Artikull
Bullgaria ftoi RMV‑në dhe Serbinë t’i bashkohen Korridorit Vertikal të Gazit
Premte 15 Maj 2026 17:27
Premte, 15 Maj 2026, 17:27
FOTO: me.government.bg
Madhësia e shkronjave
Zëvendësministri i Energjisë Kirilв Temeвlkov përfaqëson vendin tonë në një takim të ministrave të energjisë të Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Athinë. “Si pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e përbashkëta për lidhjen rajonale, Bullgaria ka një rol udhëheqës në realizimin e projektit Lindje‑Perëndim, i cili ka rëndësi kyçe për rritjen e lidhjes ndërsistemiore dhe mundësive për transmetim të lirë të energjisë elektrike midis Gadishullit Ballkanik dhe Apenineve”, theksoi Temellkov. Sipas tij, projekti është një nga faktorët kryesorë për sigurinë energjetike dhe furnizimet konkurruese me energji elektrike për konsumatorët në rajon.
Pritet që projekti në territorin e Bullgarisë të vihet në funksion deri në fund të këtij viti. Në kuadër të forumit, Bullgaria ftoi Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë t’i bashkohen nismës për Korridorin Vertikal të Gazit përmes infrastrukturës në territorin e tyre.
Nisma për Korridorin Vertikal të Gazit përfshin Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Sllovakinë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva