LAJME

Artikull

Panairi “Në mejdanin e Bullgarisë tjetër” u hap në Munih

Premte, 15 Maj 2026, 18:00

Panairi “Në mejdanin e Bullgarisë tjetër” u hap në Munih

FOTO: "Në Megdanin e Bullgarisë Tjetër" / Facebook

Madhësia e shkronjave

Edicioni i njëmbëdhjetë i panairit udhëtues “Në mejdanin e Bullgarisë tjetër” u hap sot në BMW Park në Munih, Gjermani.

Festivali treditor folklorik, i cili do të vazhdojë deri më 17 maj, zhvillohet nën moton “Libe le, libe hubavo”(“E dashur moj, e dashur e bukur”), dhe nikoqir i tij është ansambli “Llazarka” në Munih me drejtues Pllamen Petkov. Pikërisht ansamblit “Lazarka” iu dha nderi që me interpretimet e tij të hapë këtë ngjarje të madhe. U lexua edhe një adresë përshëndetëse nga presidentja Ilijana Jotova.

FOTO: "Në Megdanin e Bullgarisë Tjetër" / Facebook

Në program janë përfshirë 120 grupe dhe interpretues individualë, ndërsa pjesëmarrësit vijnë nga 21 shtete – Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Austria, Polonia, Malta, SHBA, Afrika e Jugut, Holanda, Qiproja, Greqia, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlanda, Çekia, Zvicra, Norvegjia, Suedia, Danimarka, Belgjika dhe Bullgaria, njofton BTA. Fundi i ditës së parë të festivalit është parashikuar për orën 22:30.


FOTO: "Në Megdanin e Bullgarisë Tjetër" / Facebook

Programi festiv do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme, ndërsa të dielën (17 maj) në sheshin Max‑Joseph‑Platz në kryeqytetin bavarez do të zhvillohet iniciativa “Vallja e Madhe”.

I krijuar në vitin 2015 nga grupi i vallëzimit “Ot Izvora” (“Nga Burimi”) në Lion, Francë, panairi është frymëzuar nga dëshira që grupet bullgare të vallëzimit, të cilat jetojnë dhe krijojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, të takohen, të shkëmbejnë përvojë dhe të lidhen përmes magjisë së vallëzimit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva