Shtunë 16 Maj 2026 06:00
Shtunë, 16 Maj 2026, 06:00
Bozhidar Sarëbojukov
FOTO: bfla.org
Madhësia e shkronjave
Medalisti i bronztë në kërcimin së gjati nga kampionati botëror në sallë në Torun 2026, Bozhidar Sarabojukov, do ta fillojë sezonin e tij veror me dy pjesëmarrje në Ligën e Diamantit në atletikë në Kinë, njofton Federata Bullgare e Atletikës (BFLA). Sarabojukov, i cili vitin e kaluar u shpall kampion i Evropës në sallë, do të garojë më 16 maj në raundin e parë të serisë më prestigjioze të atletikës në Shangai, ndërsa një javë më vonë do të marrë pjesë edhe në garën në Xiamen. Shpresoj që në Kinë të tregoj më të mirën nga vetja, deklaroi sportisti i trajnuar nga Dimitër Karamfilov para pjesëmarrjes së tij në Ligën e Diamantit, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva