LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti mbetet i freskët dhe i ndryshueshëm

Premte, 15 Maj 2026, 18:55

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës, mbi pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët. Më shumë vranësira do të ketë mbi Bullgarinë Jugperëndimore, por pa reshje. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga 7 deri në 12 gradë, ndërsa në Sofje rreth 8 gradë.

Të shtunën, mbi pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat nga perëndimi-jugperëndimi do të fillojnë të shtohen dhe deri në mbrëmje do të përfshijnë edhe rajonet verilindore të vendit. Në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Era nga jug-juglindja do të forcohet dhe do të jetë mesatare deri e fortë. E dobët do të mbetet vetëm në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në zonat perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Sipërme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21 deri në 26 gradë, në Sofje rreth 22 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Pasdite do të shfaqen vranësira të larta, ndërsa në mbrëmje vranësira grumbulluese dhe shiu në bregdetin jugor, ndërsa gjatë natës së shtunës duke u gdhirë e diela edhe në atë verior do të ketë reshje. Parashikohen edhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 21 gradë. Temperatura e ujit të detit është nga 13 deri në 16 gradë. Dallgëzimi i detit do të rritet deri në 3–4 ballë.

Në male do të zhvillohet vranësirë grumbulluese dhe vranësirë shiu, me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 15 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 8 gradë.

Të dielën, me ndryshimin e drejtimit dhe forcimin e erës, nga veriperëndimi do të depërtojë ajër relativisht i ftohtë. Vranësirat do të jenë kryesisht të dendura dhe do të ketë reshje në shumë zona, sidomos në Bullgarinë Lindore. Në rajonet verilindore ka kushte që reshjet të jenë përkohësisht intensive dhe me sasi të konsiderueshme. Temperaturat do të ulen dhe maksimumet do të jenë nga 15–16 gradë në disa vende të Bullgarisë Perëndimore deri në 21–22 gradë në Ultësirën e Trakisë së Sipërme.

Të hënën do të mbetet mot me erë. Do të ketë vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa vende në rajonet lindore dhe malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë rreth 20 gradë.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova