LAJME

Artikull

Presidenja është në Baku për forumin botëror urbanistik të OKB‑së

Hënë, 18 Maj 2026, 08:38

Presidenja është në Baku për forumin botëror urbanistik të OKB‑së

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë ndërmjet Bullgarisë dhe Azerbajxhanit ishte tema kryesore e bisedës në Baku midis kreut të shtetit Ilijana Jotova dhe presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev. Presidentja Jotova ndodhet në Baku për të marrë pjesë në Samitin në kuadër të sesionit të 13‑të të Forumit Botëror Urbanistik, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.

Jotova shprehu ambicien e Bullgarisë për të rritur sasinë e furnizimeve me gaz nga Azerbajxhani për Evropën përmes lidhjes ndër‑sistemore të gazit Greqi – Bullgari dhe përmes zhvillimit të iniciativës “Solidarity Ring” për dyfishimin e eksportit të gazit nga Azerbajxhani drejt BE‑së. U diskutua gjithashtu edhe potenciali i një korridori të dytë energjetik për transmetimin tokësor të energjisë së gjelbër ndërmjet Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva