Hënë 18 Maj 2026 09:13
Hënë, 18 Maj 2026, 09:13
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
I ngarkuar është trafiku për automjetet e rënda në drejtim të Turqisë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, njofton Policia Kufitare. Kalimi në të gjitha pikat e tjera kufitare dhe drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë është normal. Në kalimin Ruse–Giurgiu po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe lëvizja rregullohet në një korsi.
Nga ora 8 e datës 18 maj deri në orën 8 të datës 20 maj ndryshohet përkohësisht organizimi i trafikut në një seksion të rrugës së parë I‑1 Sofje – Kullata para pikës kufitare “Kullata”, njoftoi qendra e shtypit e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore.
Nga ora 8 e datës 18 maj deri në orën 8 të datës 20 maj ndryshohet përkohësisht organizimi i trafikut në një seksion të rrugës së parë I‑1 Sofje – Kulata para pikës kufitare “Kullata”, njoftoi qendra e shtypit e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore.
Nga 18 deri më 20 maj do të ndryshohet përkohësisht organizimi i trafikut në seksione të autostradës “Struma” në rajonin e Kjustendilit, njoftuan gjithashtu nga “Infrastruktura Rrugore”. Gjatë javës do të kryhet riparim garancie i nyjeve në kilometrin e 53‑të në drejtim të Bllagoevgradit. Për realizimin e punimeve do të kufizohet lëvizja në korsinë aktive dhe atë të emergjencës, ndërsa automjetet do të devijohen në korsinë e parakalimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva