LAJME

Artikull

Drejtori i rafinerisë në Burgas bëri thirrje që shteti ta riblejë atë

Hënë, 18 Maj 2026, 11:41

Румен Спецов

Румен Спецов

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Shteti duhet të riblejë rafinerinë “Lukoil Neftohim Burgas”, tha për bTV administratori i posaçëm tregtar i shoqërisë, Rumen Specov. 

I pyetur nëse propozon që Bullgaria ta blejë sërish rafinerinë, Specov deklaroi se aktualisht ekziston një mundësi historike dhe nëse qeveria dhe parlamenti bullgar e marrin këtë si argument serioz, duke pasur parasysh rëndësinë e rafinerisë, pse jo – nëse ka konsensus shoqëror. Pyetjes se cili do të ishte çmimi potencial i rafinerisë, Specov theksoi se ai do të ishte çmimi i tregut. 

Sipas tij, Bullgaria mund të paraqesë pa problem pretendime dhe të marrë pjesë në blerjen dytësore të aktiveve, ose të një pjese të aktiveve, ose të aktiveve lokale të biznesit të “Lukoil”-it në Bullgari.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva