LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 19 maj 2026

Do të ketë vranësira të ndryshueshme me reshje kryesisht në male

Hënë, 18 Maj 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 19 maj 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9 dhe 12°. Për Sofjen pritet të jenë 9°. Gjatë ditës do të ketë vranësira edhe mbi rajonet lindore. Moti do të jetë kryesisht i vranët. Rreth dhe pas mesditës, në disa vende në gjysmën jugore të vendit dhe në male do të ketë reshje shiu, kryesisht në zonat malore të shoqëruara me vetëtima. Në Bullgarinë Veriore do të mbetet me erë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 24°. Në kryeqytet rreth 20°. 

Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të dendura. Në mëngjes do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa pasdite – nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 18 dhe 23°. Uji i detit është 14–17°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë. 

Në male moti do të jetë me vranësira. Rreth dhe pas mesditës, kryesisht në rajonin Rilla–Rodope dhe në pjesët qendrore të malit Stara Planina, do të ketë reshje të shkurtra shiu me vetëtima. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, e cila në gjysmën e dytë të ditës do të kthehet nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 15°, ndërsa në 2000 m rreth 7°. 

Të mërkurën atmosfera do të mbetet e paqëndrueshme dhe moti i ndryshueshëm. Do të ketë orë me diell, por edhe zhvillim të vranësirave. Do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me vetëtima në rajonet lindore dhe në male. Era do të jetë nga veriperëndimi, e dobët deri mesatare. Temperaturat ditore do të jenë nga 19 deri në 25°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva