SPORT

Artikull

Sarëbojukov u rendit i dyti në Ligën e Diamantit në Shangai

Hënë, 18 Maj 2026, 15:47

Sarëbojukov u rendit i dyti në Ligën e Diamantit në Shangai

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Fituesi i medaljes së bronztë në kërcim së gjati në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në sallë në Torun këtë dimër, Bozhidar Sarëbojukov, e nisi sezonin veror me një vend të dytë në Ligën e Diamantit në Shangai/Kecjao (Kinë). Atleti i trajnerit Dimitër Karamfillov përfundoi garën në vendin e dytë me një kërcim prej 8.07 metrash (+0.1 m/sek).

Gara e radhës për Sarëbojukov do të jetë sërish në Kinë, ku ai do të marrë pjesë në etapën e Ligës së Diamantit në Sjamën të shtunën e ardhshme. Kampioni evropian në sallë i dimrit të kaluar udhëtoi drejt Kinës i sëmurë dhe me temperaturë 38 gradë, shkruan sportal.bg.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova