Hënë 18 Maj 2026 16:26
Hënë, 18 Maj 2026, 16:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Financave propozon t’i jepet fund rritjes automatike të pagave për një sërë postesh shtetërore, përfshirë deputetët dhe ministrat. “Askush nuk mund të marrë pagë bazë më të lartë se presidenti”, deklaroi zv/kryeministri dhe ministër i financave, Gëllëb Donev, raportoi gazetarja Marta Mlladenova. Ai garantoi se taksat nuk do të rriten, ndërsa pensionet do të rriten me 7.8% nga 1 korriku.
Nga 1 gushti propozohet rritja e tavanit maksimal të sigurimeve shoqërore me 189 euro, duke arritur në 2300 euro, si edhe një rritje prej 5% të pragjeve minimale të sigurimeve. Donev gjithashtu theksoi se do të sigurohen fonde për konkursin “Evrovizion 2027”, që do të zhvillohet në vend. Bullgaria do të jetë mikpritëse e ngjarjes muzikore vitin e ardhshëm, pasi këngëtarja Dara fitoi vendin e parë në edicionin e sivjetshëm në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova