Artikull
Nxënës bullgar i klasës së 11-të me vendin e parë historik në Regeneron ISEF
Hënë 18 Maj 2026 19:07
Hënë, 18 Maj 2026, 19:07
FOTO: Panair i Shkencës dhe Inovacioneve
Madhësia e shkronjave
Nxënësi i klasës së 11-të, Nikolla Veselinov nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes “Paisij Hilendarski”, arriti një sukses historik për Bullgarinë, pasi fitoi vendin e parë në Regeneron ISEF. Ky është konkursi më i madh dhe më prestigjioz ndërkombëtar për nxënës të shkollave të mesme në fushën e shkencës dhe inxhinierisë. Forumi këtë vit u mbajt në Feniks, Arizona, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Me projektin e tij “Zgjidhshmëria e ekuacioneve në funksione elementare”, Nikolla fitoi vendin e parë në kategorinë “Matematikë” dhe u shpall fitues i çmimit të madh për shkencëtar të ri. Ai gjithashtu mori një shpërblim monetar prej 75 000 dollarësh.
Nikolla, i cili është pjesëmarrësi më i ri në ekipin bullgar, u nderua edhe me dy çmime të veçanta. Shoqata Nderuese Amerikane për Studentë dhe Shkencëtarë të rinj (ΜΑΘ) i akordoi një çmim dhe 1500 dollarë, ndërsa American Mathematical Society, një nga organizatat profesionale më prestigjioze, i dha një tjetër çmim dhe 1000 dollarë. Mentor i tij shkencor është Mirosllav Marinov.
Në ekipin bullgar morën pjesë edhe dy nxënës të tjerë – nxënësit e klasës së 12-të, Stefan Kujumxhiev dhe Bozhidara Puhaleva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova