Artikull
Jotova në Baku: Qyteti është i suksesshëm kur ofron siguri
Hënë 18 Maj 2026 19:22
Hënë, 18 Maj 2026, 19:22
Ilijana Jotova
FOTO: Qendra e Shtypit e Presidencës
Madhësia e shkronjave
Suksesi i një qyteti nuk matet me numrin e rrokaqiejve, teknologjinë apo produktin e tij të brendshëm bruto. Ai matet me faktin nëse edhe njeriu më i cenueshëm ka një shtëpi dhe siguri. Kështu deklaroi presidentja Ilijana Jotova në Samitin në kuadër të sesionit të 13-të të Forumit Botëror të Qyteteve në Baku, i dedikuar qyteteve të qëndrueshme dhe politikave të strehimit.
Presidentja theksoi se investimet duhet të drejtohen tek njerëzit. “Teknologjia duhet t’i shërbejë njeriut, jo ta zëvendësojë atë… Na duhen qytete që nuk i ndajnë njerëzit sipas të ardhurave, brezit apo origjinës. Qytete që japin mundësi”, u shpreh Jotova. Ajo përmendi edhe problemet në Bullgari – plakjen e popullsisë, migrimin e brendshëm, shpopullimin dhe pabarazitë mes qyteteve të mëdha dhe të vogla. “E dimë çfarë do të thotë kur një qytet rritet ndërsa një tjetër pranë tij shuhet. E dimë çfarë do të thotë kur familjet e reja nuk mund të përballojnë një shtëpi, ndërsa breza të tërë humbasin ndjesinë e perspektivës. Këto realitete na vendosin përballë të njëjtave sfida, pavarësisht nga cili cep i botës vijmë”, përfundoi Jotova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova