Artikull
Kënga “Bella” e Maltës për Evrovizion me shoqërim të Orkestrës Simfonike të BNR
Martë 19 Maj 2026 04:55
Martë, 19 Maj 2026, 04:55
FOTO: Eurovision
Madhësia e shkronjave
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare qëndron pas shoqërimit muzikor të këngës së sivjetshme të Maltës për konkursin “Evrovizion”. Kënga e bukur “Bella” e këngëtarit AIDAN u regjistrua në Sofje me pjesëmarrjen e 40 muzikantëve bullgarë.
Ekipi maltez ka kërkuar qëllimisht një tingull klasik dhe të gjallë për këngën e tyre konkurruese, duke e veçuar atë nga standardet e zakonshme të skenës evropiane. “Orkestrimi i këngës doli shumë mirë dhe ajo është e vetmja këngë që nuk ka tinguj elektronikë të shtuar, por është tërësisht e ekzekutuar nga instrumente bullgare”, thekson eksperti mediatik i Maltës, Vasill Ivanov.
FOTO: FB/SymphonyOchestraBNR
“Në fillim nuk ishte e qartë se bëhej fjalë për një këngë për “Evrovizion”. Rreth 40 persona regjistruam vetëm instrumente harqesh. BNR dhe Orkestra Simfonike janë një nga qendrat më të rëndësishme të regjistrimit në Evropën Lindore”, tregoi koordinatori i projekteve ndërkombëtare të Orkestrës Simfonike të BNR, Sllav Sllavçev.
Vetë këngëtari AIDAN nuk e fshehu gjithashtu admirimin për profesionalizmin e muzikantëve bullgarë. “Pasi me producentin tim krijuam këngën, menjëherë filluam të kërkonim një orkestër me të cilën ta regjistronim. Të gjithë na rekomanduan Orkestrën Simfonike të BNR”, shpjegoi këngëtari.
Sipas AIDAN, kënga “Bella” ka një mesazh personal dhe një energji të fortë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova