LAJME

Artikull

Lëvizja e ngarkuar e kamionëve drejt Turqisë vazhdon

Martë, 19 Maj 2026, 10:16

Lëvizja e ngarkuar e kamionëve drejt Turqisë vazhdon

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Lëvizja e kamionëve që udhëtojnë drejt Turqisë përmes pikës kufitare “Kapitan Andreevo” është e ngarkuar. Trafiku është normal në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë, njofton Policia Kufitare. Në kalimin kufitar Ruse–Giurgiu vazhdon riparimi i urës mbi lumin Danub dhe qarkullimi rregullohet në një korsi. 

Dy persona kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur në 20 aksidente të rëndësishme gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit në vend kanë ndodhur 340 aksidente të rënda rrugore, në të cilat kanë humbur jetën 26 persona dhe 408 të tjerë janë plagosur.

Që nga fillimi i vitit, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 154 persona dhe 2546 janë plagosur.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva