LAJME

Artikull

Kërkohet lehtësim i punësimit të të huajve jashtë BE-së

Martë, 19 Maj 2026, 10:51

Kërkohet lehtësim i punësimit të të huajve jashtë BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shoqata Bullgare për Tregtinë me Pakicë kërkon ndryshime urgjente në procedurat administrative për importin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së. Procedurat zgjasin midis 6 dhe 9 muajsh, gjë që është e papranueshme dhe çon në humbje financiare për biznesin, thuhet në qëndrimin e shoqatës, e cila paralajmëron se kjo krijon rrezik për praktika korruptive, transmeton BTA.

Shoqata kërkon rritjen, ose heqjen e kuotave për punësimin e punëtorëve nga vendet e treta në sektorët me mungesë të provuar të fuqisë punëtore, digjitalizim të plotë të procedurave dhe kontroll më të rreptë mbi afatet e punës së administratës. Ata kërkojnë gjithashtu pranimin e apostilave elektronike dhe hapjen e një përfaqësie konsullore bullgare në Nepal. “Biznesi nuk kërkon privilegje, por institucione funksionale”, thekson shoqata.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva