LAJME

Artikull

Greqia tërheq raketat nga Bullgaria që ruajnë kufirin

Martë, 19 Maj 2026, 11:56

Greqia tërheq raketat nga Bullgaria që ruajnë kufirin

FOTO: REUTERS

Madhësia e shkronjave

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë greke ka vendosur të tërheqë raketat kundërajrore Patriot që u vendosën përkohësisht në fillim të marsit në qytetin Didimotiko, në Greqinë verilindore, dhe në ishullin Karpathos në Detin Egje juglindor, për shkak të luftës në Iran.

Bateria në Didimotiko u vendos me kërkesë të Sofjes për mbrojtjen e infrastrukturës kritike përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi nga një sulm i mundshëm raketor i lidhur me Iranin. Vendimi i ri lidhet me përfundimin e alarmit për kërcënim balistik dhe nevojën për të zhvendosur raketat në bazat e tyre, raporton korrespondentja e BNR në Greqi Katja Peeva.

Përveç baterisë Patriot, Greqia ka siguruar edhe dy avionë luftarakë F-16 për të forcuar mbrojtjen e hapësirës ajrore të Bullgarisë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva