LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 20 maj 2026

Do të jetë ngrohtë, por edhe me vranësira, me reshje kryesisht në lindje dhe në male

Martë, 19 Maj 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 20 maj 2026

FOTO: Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9 dhe 16°. Për Sofjen pritet të jenë 9°. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në gjysmën lindore të vendit – kryesisht të dendura, me re reshjesh dhe reshje shiu. Rreth dhe pas mesditës, në disa zona lindore do të ketë reshje të shkurtra, të shoqëruara me vetëtima. Deri në mbrëmje, dukuritë do të përfshijnë edhe Bullgarinë Qendrore. Ka kushte për breshër. Do të fryjë erë deri mesatare, në zonat lindore deri e fortë, nga veriu–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21 deri në 26°. Në kryeqytet rreth 21°.

Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë kryesisht të dendura; rreth dhe pas mesditës – me re reshjesh dhe reshje të shkurtra, të shoqëruara me vetëtima. Ka kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 14–15°. Uji i detit është rreth 14–17°. Dallgëzimi i detit deri në 2 ballë.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, pasdite – të dendura, me re reshjesh dhe reshje shiu. Rreth dhe pas mesditës, kryesisht në  malin Stara Pllanina Qendrore dhe Lindore, si dhe në Stranxha, do të ketë reshje të shkurtra me vetëtima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 14°, në 2000 m rreth 6°.

Të enjten masa ajrore do të mbetet e paqëndrueshme. Do të zhvillohen vranësira reshjesh dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra me vetëtima. Orë me diell do të ketë para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 20 dhe 25°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva