EKONOMI

Artikull

Kryeministri: Bullgarët meritojnë procese të argumentuara të formimit të çmimeve

Martë, 19 Maj 2026, 18:26

Kryeministri: Bullgarët meritojnë procese të argumentuara të formimit të çmimeve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Qytetarët bullgarë meritojnë ushqime cilësore, meritojnë procese transparente dhe të argumentuara të formimit të çmimeve”, deklaroi kryeministri Rumen Radev në një takim me përfaqësues të zinxhirëve tregtarë. Takimi është pjesë e qasjes së përgjithshme të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e masave për frenimin e rritjes së çmimeve dhe rritjen e transparencës në formimin e tyre. Ai shpjegoi se ligjet që po shqyrtohen janë të frymëzuara nga praktikat gjermane: “Ne nuk duam asgjë më shumë se Gjermania, por asgjë më pak. Ashtu si në Gjermani ka transparencë të gjithë zinxhirit të çmimeve, edhe ne duam që ajo të zbatohet edhe te ne”, theksoi ai. “Jam i bindur se të gjithë ju e kuptoni rolin tuaj dhe jeni gati të merrni përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve bullgarë në këtë periudhë të vështirë të uljes së fuqisë blerëse për arsye të ndryshme”, iu drejtua Rumen Radev përfaqësuesve të zinxhirëve tregtarë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova