Artikull
“Futurofonia” – një botë e re muzikore nga Ljubo Kirov
Mërkurë 20 Maj 2026 07:20
Mërkurë, 20 Maj 2026, 07:20
FOTO: Facebook/ Ljubo Kirov
Madhësia e shkronjave
Një nga artistët më të rëndësishëm dhe me ndikim në skenën bashkëkohore të Bullgarisë – Ljubo Kirov – prezanton albumin e tij të ri “Futurofonia”. Ai përfshin 10 këngë, secila prej të cilave rrëfen një histori. Ja çfarë ndan muzikanti:
“Ky është një album për gjërat e bukura – për kohën që kalon, për njerëzit që mbeten dhe për muzikën që ka kuptim. Ngjan me muzikë që sikur nuk e kemi dëgjuar prej vitesh, por tingëllon si e ardhmja. Për mua “Futurofonia” është për zgjedhjen që ta përcaktojmë vetë çfarë është e sotmja, pse është e sotmja dhe kush jemi ne sot, pa marrë parasysh të kaluarën, trendet dhe rregullat.”
FOTO: Facebook/ Ljubo Kirov
Vetë emri është një fjalë autoriale, e krijuar nga këngëtari, që bashkon “futuro” – e ardhmja dhe “fonia” – tingull, zë. Kështu “Futurofonia” shndërrohet në një koncept që përshkon gjithë vitin për Ljubo Kirov.
Turneu i tij i ardhshëm mban të njëjtin emër dhe do ta prezantojë albumin live para publikut në skenat e mëdha verore në 13 qytete të vendit, duke përfshirë edhe dy koncerte radhazi në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje.
"Футурофония" – нов музикален свят от Любо Киров
FOTO: Facebook/ Ljubo Kirov
Si single kryesor publikohet kënga me të njëjtin emër “Futurofonia”, për të cilën u realizua një version special radio, i masterizuar në Abbey Road Studios në Londër, studio që është bërë sinonim i The Beatles dhe që ka mirëpritur ikona muzikore si Pink Floyd, Amy Winehouse dhe Radiohead.”
Me albumin publikohet edhe videoja zyrtare e këngës, e krijuar rreth një simboli të fortë: një hinkë e madhe – metaforë e zërit dhe nevojës për t’u dëgjuar dhe për të dëgjuar veten.
Lexoni më shumë për këngëtarin Ljubo Kirov:
- “Ndihet forca” – videoja e re e Ljubo Kirovit
- “Nëse jemi dy” – një këngë kushtuar miqësisë
- Ljubo Kirov dhe Dara – “Nuk ka asnjë mënyrë”
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova