Artikull
Parashikimi i motit për 21 majin 2026
Do të jetë me vranësira, ngrohtë dhe me reshje pasdite
Mërkurë 20 Maj 2026 19:20
Mërkurë, 20 Maj 2026, 19:20
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 17°C. Për Sofjen pritet të jetë rreth 11°C. Gjatë ditës vranësirat mbi vend do të mbeten shpesh të dendura, ndërsa pasdite do të zhvillohen re të shiut dhe stuhi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima, më të shumta në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Rrafshin e Danubit, Ultësirën e Trakisë së Sipërme dhe përgjatë luginës së lumit Struma përkohësisht erë e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°C. Në kryeqytet do të jetë rreth 22°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi vranësirat do të jenë të dendura dhe në shumë zona do të ketë reshje shiu me bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 19-24°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 15-17°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male vranësirat do të jenë shpesh të dendura, ndërsa pasdite do të zhvillohen re shiu dhe stuhi. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 14°C, ndërsa në 2000 metra rreth 7°C.
Të premten priten reshje në të gjithë vendin. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë me 1-2 gradë më të ulëta, ndërmjet 20 dhe 25°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova