Artikull
Bullgaria dëshiron të tërheqë më shumë turistë të huaj
Mërkurë 20 Maj 2026 13:17
Mërkurë, 20 Maj 2026, 13:17
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri i turizmit, Ilin Dimitrov, diskutoi me atashetë turistikë të Bullgarisë në Poloni dhe Gjermani, si edhe me ambasadorin në Rumani, Radko Vllajkov, për rezervimet aktuale të pushuesve, fluturimet shtesë çarter dhe konkurrencën në rajon.
Rumania mbetet një nga tregjet më të forta për Bullgarinë, me mbi 985 000 regjistrime turistësh gjatë sezonit të kaluar. Tani parashikohen një sërë prezantimesh në Bukuresht, si dhe takime me gazetarë dhe influencerë që shkruajnë për turizmin. Po shqyrtohet edhe emërimi i një atasheu turistik në Rumani.
Gjermania vazhdon të rikuperohet si treg turistik. Po diskutohen mundësitë që një pjesë e kapacitetit të humbur të operatorit turistik “Electra” të kompensohet gjatë këtij sezoni. Deri në fund të shtatorit planifikohen 255 fluturime nga katër aeroporte gjermane drejt Varnës dhe Burgasit, me një kapacitet prej rreth 46 000 turistësh.
Sinjale pozitive vijnë edhe nga Polonia, ku rezervimet për vitin 2026 u rritën me 61%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova