Artikull
Kryeministri zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së
Mërkurë 20 Maj 2026 13:42
Mërkurë, 20 Maj 2026, 13:42
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev pret që pala amerikane të kërkojë zgjatjen e qëndrimit të një avioni dhe cisternave të Forcave Ajrore të SHBA-së në aeroportin “Vasill Levski” – Sofje. Këtë e deklaroi kryeministri në fillim të mbledhjes së qeverisë, transmeton BTA. “Avionët ndodhen aty me lejen e kabinetit “Zheljazkov”, me afat qëndrimi deri në fund të muajit maj”, kujtoi kryeministri. Radev njoftoi se më 20 maj zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin amerikan të mbrojtjes, Pit Hegseth, dhe më pas edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Sipas tij, gjatë bisedës me presidentin amerikan ka ngritur çështjen e heqjes së vizave për qytetarët bullgarë që vizitojnë SHBA-në. “Pres që kjo çështje të shqyrtohet me prioritet urgjent”, tha edhe kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova