LAJME

Artikull

Kryeministri: Shkurtimet në administratë – vetëm pas një analize

Mërkurë, 20 Maj 2026, 15:56

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk do të ketë shkurtime në strukturat buxhetore para se të kryhet një analizë e plotë. Për këtë siguroi kryeministri Rumen Radev, i cili në fillim të mbledhjes së sotme të qeverisë komentoi parashikimet për uljen e numrit të nëpunësve shtetërorë dhe ndryshimet e ardhshme në administratë. 

“Dua të deklaroj qartë se nuk do të ketë pushime masive që çojnë në humbje të kapaciteteve administrative. Nuk do të ketë shkurtime apo ristrukturime pa një analizë të thelluar për të përcaktuar se cilat funksione janë të dyfishta, cilat janë të vjetruara dhe të papërshtatshme dhe cilat mund – dhe kur – të automatizohen dhe digjitalizohen”, theksoi kryeministri. 

Pritet bashkimi i agjencive dhe drejtorive me funksione të dyfishta, si edhe mbyllja e njësive të panevojshme. Këshilli për Reformën Administrative pranë qeverisë do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Gëllëb Donev. Para disa ditësh Donev deklaroi se nga 1 shtatori do të ulen me 10% shpenzimet për paga në administratën shtetërore, por pagat nuk do të reduktohen.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva