LAJME

Artikull

Ndërmarrjet shtetërore do të duhet të derdhin në buxhet të gjithë fitimin e tyre

Mërkurë, 20 Maj 2026, 16:59

Ndërmarrjet shtetërore do të duhet të derdhin në buxhet të gjithë fitimin e tyre

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Ndërmarrjet shtetërore duhet të derdhin deri më 29 maj të gjithë fitimin e tyre për vitin 2025 në favor të shtetit, vendosi qeveria.

Për shoqëritë tregtare në të cilat ndërmarrjet shtetërore me mbi 50 për qind pjesëmarrje në kapital zotërojnë aksione ose kuota, parashikohet shpërndarje dividenti ose kontribut nga fitimi në masën 70 për qind. Përjashtim bëhet për institucionet shëndetësore të kujdesit spitalor, qendrat e shëndetit mendor dhe shoqëritë e sektorit të ujësjellës‑kanalizimeve, raporton gazetarja Cvetelina Stojanova.

Sipas qeverisë, me fitimin e derdhur sigurohen kushtet për realizimin e pjesës së të ardhurave të buxhetit shtetëror.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva