KULTURË

Artikull

Një këngëtare bullgare u zgjodh për Transatlantic Stars Music Program

Mërkurë, 20 Maj 2026, 18:47

Një këngëtare bullgare u zgjodh për Transatlantic Stars Music Program

FOTO: Facebook/ruthkolevaofficial

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja bullgare Ruth Koleva është përzgjedhur të marrë pjesë në delegacionin e parë evropian të programit të diplomacisë kulturore Transatlantic Stars Music Program të Delegacionit të Bashkimit Evropian në SHBA, njoftoi ajo vetë në Facebook. 

Sipas artistes, mes mijëra kandidatëve nga e gjithë Evropa janë ftuar vetëm pesë përfaqësues – nga Bullgaria, Franca, Gjermania, Danimarka dhe Portugalia. Programi synon bashkëpunimin kulturor dhe muzikor midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. 

“Bullgaria është aty. Ballkani është aty,” shkroi Ruth Koleva, duke e cilësuar pjesëmarrjen e saj si një njohje të madhe për muzikën bullgare dhe për rajonin. 

Në javët e ardhshme, këngëtarja do të marrë pjesë në aktivitete dhe takime në Filadelfia, Uashington dhe Nju Jork, në kuadër të programit. 

“Ruth Koleva është një këngëtare neo‑soul, jazz dhe R&B, autore këngësh dhe novatore kulturore, puna e së cilës ndryshon perceptimin ndërkombëtar për muzikën e Evropës Lindore. Karriera e saj dallohet për përkushtimin ndaj përdorimit të muzikës si instrument për ndikim shoqëror,” – kështu e prezanton programi Ruth Kolevën.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva