LAJME

Artikull

Bullgaret në Angli arrijnë finalen e çmimeve prestigjioze të biznesit

Enjte, 21 Maj 2026, 05:01

Bullgaret në Angli arrijnë finalen e çmimeve prestigjioze të biznesit

FOTO: Tinka Denishev/arkiv personal

Madhësia e shkronjave

Vetëm tre vjet pas themelimit, Klubi Gratë Bullgare në Biznes” ("Bulgarian Women in Business") në Angli arriti deri në finalet e Central South Business Awards – disa nga çmimet më prestigjioze të biznesit në Anglinë e Jugut, njofton BTA. Organizata bullgare ishte mes finalistëve në kategorinë Best New Business Award, pas konkursit, intervistës para jurisë dhe një vlerësimi shumë‑nivelësh krahas kompanive të njohura britanike.

Në ceremoninë në Southampton, emri dhe logoja e klubit u prezantuan para më shumë se 500 bizneseve të rajonit. Sipas themelueses Tinka Denisheva, kjo është një njohje jo vetëm për organizatën, por edhe për komunitetin bullgar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mesazhi është i qartë: bullgaret jo vetëm që janë të pranishme në ishull – ato ndërtojnë, frymëzojnë dhe fitojnë vlerësim,” theksoi znj. Denisheva. I themeluar në vitin 2023, ky është klubi i parë i biznesit për gra bullgare me shpirt sipërmarrës në Angli.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva