Artikull
Trafiku është i ngarkuar për kamionët në kufirin me Turqinë
Riparimet vështirësojnë qarkullimin në “Urën e Danubit”
Enjte 21 Maj 2026 09:57
Enjte, 21 Maj 2026, 09:57
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat tona kufitare të kontrollit drejt Turqisë është i shtuar, kryesisht për automjetet e rënda. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”, qarkullimi në dalje për kamionët është veçanërisht i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”. Drejtuesit e mjeteve duhet të përgatiten për mundësi pritjesh në këto pika.
Në kufijtë e tjerë të vendit situata është dukshëm më e qetë. Kalimi drejt Greqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është i qetë dhe normal.
Në pikat kufitare drejt Greqisë, Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, kalimi për të gjitha llojet e automjeteve zhvillohet normalisht. “Policia Kufitare” kujton se për ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pikat Rudozem, Zllatograd, Makaza dhe Ivajllovgrad lejojnë vetëm automjete të lehta dhe mikrobusë me peshë deri në 3.5 ton. Të gjitha mjetet e rënda dhe autobusët duhet të kalojnë nëpër pikat kufitare Kullata, Ilinden ose Kapitan Petko Vojvoda.
Në kufirin me Rumaninë kalimi mbetet normal për momentin. Në segmentin bullgar të urës në pikën kufitare Ruse–Gjurgju (Ura e Danubit) po vazhdojnë punimet e planifikuara të riparimit. Qarkullimi aty zhvillohet në një korsi dhe rregullohet në mënyrë të alternuar në vend.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova