Artikull
Drejtori i Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore u shkarkua nga detyrat
Prof. Svetlla Jançeva është shefja e re e Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore.
Enjte 21 Maj 2026 11:17
Enjte, 21 Maj 2026, 11:17
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Dr. Angell Mavrovski, drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sigurinë e Ushqimeve, u lirua nga detyra nga kryeministri Rumen Radev, mësoi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Urdhri për shkarkimin e tij u dha me propozim të ministrit të bujqësisë Pllamen Abrovski dhe hyn në fuqi nga sot, por ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë. Sipas Mavrovskit, urdhri që mori për shkarkimin e tij është në letër zyrtare të Këshillit të Ministrave, por pa nënshkrim dhe vulë.
Dr. Mavrovski u emërua në fund të shkurtit nga qeveria e përkohshme dhe gjatë muajve të fundit veprimtaria e tij është lidhur me zbulime të rëndësishme për thertore të paligjshme, mbyllje të ndërmarrjeve të përpunimit të mishit dhe shkatërrimin e tonëve të produkteve për shkak të mosrespektimit të kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova