Artikull
Rrëshqitja e dheut pranë resortit Pamporovo mbetet ende aktive
Enjte 21 Maj 2026 12:39
Enjte, 21 Maj 2026, 12:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë një dëgjese në Kuvendin Popullor të Bullgarisë lidhur me rrëshqitjen e dheut në rrugën Smoljan – Pamporovo, ministri i zhvillimit rajonal dhe punëve publike Ivan Shishkov deklaroi se rrëshqitja e dheut vazhdon të jetë aktive. Sipas Shishkovit, shkaku është tejngopja me lagështi dhe po hetohen faktorët që janë kompleksë. Ai theksoi se nuk ka Plan të Detajuar Rregullues dhe as servitut për ujësjellësin. Aktualisht, Drejtoria Kombëtare për Mbikëqyrjen e Ndërtimit po kryen një inspektim në Smoljan, tha Shishkov dhe siguroi deputetët se do të merren masat e nevojshme që rruga të rikthehet në funksion sa më shpejt që të jetë e mundur.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova