Artikull
Parashikimi i motit për 22 majin 2026
Valë e re reshjesh shiu dhe stuhish me intensitet të lartë
Enjte 21 Maj 2026 19:22
Enjte, 21 Maj 2026, 19:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës dhe nesër mbi vend do të ketë vranësira të dendura me reshje të shkurtra, herë pas here të forta, të shoqëruara me bubullima. Do të ketë edhe breshër. Do të fryjë erë deri mesatare nga veri-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 20° dhe 25°, ndërsa në Sofja rreth 20°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë të dendura dhe do të ketë reshje afatshkurtra me bubullima dhe breshër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veri-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 13°, ndërsa në 2000 metra rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të dendura dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në disa zona edhe me bubullima. Më vonë gjatë ditës reshjet do të pushojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 19° dhe 22°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 15°–17°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova