Artikull
Një delegacion bullgar shkon në audiencë te Papa Leoni XIV
Enjte 21 Maj 2026 16:14
Enjte, 21 Maj 2026, 16:14
Papa Leoni XIV
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një delegacion parlamentar bullgar, i kryesuar nga kryetarja e Kuvendit Popullor, Mihaella Docova, ndodhet në Romë për një vizitë dyditore me rastin e 24 majit – Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit, kulturës dhe letërsisë sllave.
FOTO: parliament.bg
Gjatë vizitës, kryetarja e Kuvendit Popullor, Mihaella Docova, u takua me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana. Të dy diskutuan mundësitë për forcimin e dialogut parlamentar midis dy shteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira. Pas bisedës, Docova deklaroi se e ka ftuar Fontanën në Bullgari dhe theksoi marrëdhëniet e mira midis Sofjes dhe Romës në fushat e ekonomisë, mbrojtjes, kulturës dhe sportit. Ajo falënderoi gjithashtu për mbështetjen e Italisë ndaj festimit tradicional bullgar të Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij në Romë, njofton BTA.
Ditën e prmte, më 22 maj, delegacioni ynë do të ketë audiencë te Papa Leoni XIV në Vatikan.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva