LAJME

Artikull

Bullgaria mbështet përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë

Premte, 22 Maj 2026, 08:54

Bullgaria mbështet përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mbështet dhe mbetet e angazhuar ndaj përpjekjeve të koordinuara të BE-së dhe SHBA-së për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, të bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Këtë e deklaroi ministrja e jashtme Velisllava Petrova para homologut të saj ukrainas, Andrij Sibiha, njoftoi Ministria e Jashtme. Të dy biseduan në Helsingborg të Suedisë gjatë takimit të NATO-s. Ata diskutuan çështje të sigurisë, energjetikës, rindërtimit dhe logjistikës, si edhe integrimin evropian të Ukrainës dhe fillimin e pritshëm të negociatave të anëtarësimit përmes hapjes së grup-kapitullit të parë negociues – “Çështjet Themelore”.

Në mënyrë të veçantë u trajtua edhe tema e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare në Ukrainë – diaspora historike më e madhe bullgare jashtë vendit, e cila ka rëndësi të veçantë për shtetin bullgar.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova