Artikull
Kilometra të tëra radhë kamionësh presin në kufirin me Turqinë
Pritet fluks i madh trafiku para dhe pas festës së 24 Majit
Premte 22 Maj 2026 09:34
Premte, 22 Maj 2026, 09:34
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” në kufirin me Turqinë është jashtëzakonisht i ngarkuar në dalje për automjetet e mallrave, njoftoi Policia Kufitare. Deri në orën 6 të mëngjesit të 22 majit, kolona e kamionëve që prisnin në “Kapitan Andreevo” ishte rreth 4 kilometra. Gjatë ditës së 21 majit ajo arriti deri në rreth 19 kilometra.
Trafiku në pikat dhe kalimet e tjera kufitare të vendit është normal, me përjashtim të pikës Ruse–Gjurgju, ku vazhdon riparimi i urës mbi lumin Danub dhe qarkullimi zhvillohet vetëm në një korsi.
Rreth 490 mijë automjete pritet të dalin nga Sofja gjatë fundjavës së zgjatur rreth festës së 24 Majit, parashikon Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Qarkullimi më intensiv pritet të jetë në ditën e fundit të punës para festës – 22 maj, si edhe në ditën e fundit të pushimit, më 25 maj, të hënën.
Të premten, sipas parashikimeve, në autostradën “Trakia” do të kalojnë rreth 42 mijë automjete, në “Struma” – 24 mijë, ndërsa në “Hemus” – mbi 18 mijë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova