Artikull
Komisioni Evropian parashikon ngadalësim të rritjes së PBB-së së Bullgarisë
Premte 22 Maj 2026 11:26
Premte, 22 Maj 2026, 11:26
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2026, Bullgaria pritet të përballet me rritje të inflacionit, për shkak të çmimeve më të larta të energjisë dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve, sipas parashikimit pranveror ekonomik të Komisionit Evropian. Parashikohet një inflacion vjetor i çmimeve të konsumit prej 4,2%.
Deficiti buxhetor do të arrijë në 4,1% të PBB-së, si pasojë e rritjes së shpenzimeve për pagesa sociale, pagat në sektorin publik, mbrojtjen dhe sigurinë e brendshme, si dhe grantet investuese për Holdingun Energjetik Bullgar.
Borxhi publik në raport me PBB-në pritet të rritet në 35,5% në vitin 2027.
Rritja ekonomike pritet të ngadalësohet, ku PBB-ja do të rritet me 2,5% në vitin 2026 dhe me 2,2% në vitin 2027. Arsyeja kryesore është rritja më e dobët e konsumit privat, e ndikuar nga rritja më e ulët e pagave dhe ngadalësimi i punësimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova